
Valon Ethemi është lojtari më i ri i Konyaspor. Sulmuesi shqiptar vendosi që të mbyllte aventurën e tij me Istanbulspor, të paktën për këtë sezon. Ethemi do të huazohet te Konyaspor, deri në fund të sezonit.
All - Paragraf - 3
Ish-sulmuesi i Kukësit me këtë transferim, bashkohet me bomberin e Kombëtares shqiptare, Sokol Cikalleshin.
Kujtojmë që përveç Kukësit dhe Istanbulspor, Ethemi në të shkuarën është aktivizuar edhe për Renovën në Maqedoninë e Veriut, por ka veshur edhe fanellën e Dinamos U19 dhe Adriatikut.
Poll