
Tirana ka udhëtuar drejt Kukësit për takimin i cili do të luhet sot në stadiumin "Zeqir Ymeri". Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 30-të të Superligës.
Skuadrat do të luajnë gjithçka pasi një gabim do të ishte pothuajse fatal për objektivat që kanë të dy skuadrat. Tirana kërkon të jetë sa më larg "zonës së ftohtë" për të qenë të sigurtë dhe mos rrezikojnë për mbijetesë. Kukësi kërkon të ruajë rekordin e ndeshjeve pa humbje dhe të vazhdojë të kryesojë kampionatin. Por, skuadrat kanë disa mungesa mjaft të rëndësishme. Trajnerët kanë bërë gati formacionet që do të hedhin në fushë.
Formacionet e mundshme:
Kukësi: Koliçi, Memini, Musolli, Pashaj, Hallaçi, Dvornekoviç, Lushtaku, Lena, Karioka, Emini, Pejiç
Trajner: Ernest Gjoka
Tirana: I.Lika, Doka, Cake, Turtulli, Hoxhallari, Daja, Akuah, Merveil, Kërçiku, Cise, Moise
Trajner: Mirel Josa