Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Tronditet Barcelona, ylli i sulmit mbyll sezonin

Shkruar nga NEWSPORT
Tronditet Barcelona, ylli i sulmit mbyll sezonin

Eliminimi nga UEFA Champions League ishte vetëm ngritja e siparit të problemeve te Barcelona. Distafa 4-0 në "Anfield Road" ndaj Liverpool është pasuar me një lajm të hidhur në kampin katalanas.

Sulmuesi kryesor, Luis Suarez ka dëmtuar meniskin e gjurit të tij të djathtë dhe është operuar. Lajmi bëhet i ditur nga vetë faqja zyrtare e klubit, që pohon se uruguajani i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale nga Dr. Cugat.

Në këtë situatë, 32 vjeçari ka mbyllur sezonin, pasi koha për tu rikuperuar është rreth katër deri në gjashtë javë. Kështu, sulmuesi i Barcelonës do të humbasë tre ndeshjet e mbetura në këtë sezon.

Ai do të mungojë kundër Getafe dhe Eibar në La Liga dhe finalen e Copa del Rey kundër Valencia më 25 maj në Sevilje. Në këtë sezon, Suarez ka qënë thjeshtë fantastik, duke realizuar 25 gola në 49 ndeshje të luajtura.

Tags:

BOTA LA LIGA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga