
Barcelona po vuan shumë nga dëmtimet këto kohë. Skuadra e Xavi ka një përballje të fortë sapo të përfundojnë ndeshjet e kombëtareve me Real Madrid. Katalanasit do të luajnë aktin e dytë të gjysmëfinaleve të Copa del Rey me madrilenët.
Për këtë sfidë blaugranat nuk do të kenë të gatshëm Pedri dhe Dembele, të dëmtuar prej disa kohësh. Ata janë në fazë riaftësimi por për sfidën e kupës nuk do të jenë të gatshëm.
Orët e fundit është shtuar edhe një mungesë, ajo e Christensen. Mbrojtësi danez mori një dëmtim në pulpë sfidën eleminatore mes Danimarkës dhe Finlandës. Ai nuk do të jetë i gatshëm për sfidën me Real duke shtuar një tjetër lojtar në listën e mungesave për përballjen e rëndësishme.
Xavi mund ta zëvëndësojë atë më Marcos Alonsos, i cili do të spostohet në qendër. Në dyshim mbetet dhe Frenkie De Jong. Hollandezi nuk u grumbullua me kombëtaren për shkak të një dëmtimi ndeshjen e fundit në La Liga.