
Bayern Leverkusen është padiksutim një nga skuadrat më të mira në këtë sezon në të gjithë kampionatet. Ekipi i udhëhequr nga Xabi Alonso nuk e njeh ende humbjen në këtë sezon, teksa udhëheq Bundesligën me diferencë nga Bayern Munich.
Por jo vetëm kaq, por gjermanët janë të pamposhtur edhe në Europa League dhe Kupën e Gjermanisë, teksa Alosno po udhëheq një ekip fantastik. Pikërisht për timonierin spanjoll ka thurur elozhe Pep Guardiola.
Trajneri i Manchester Cityt thekson se puna që po bën Alonso është thjeshtë fantastike, ndërsa nënvizon gjithashtu se tashmë kanë punën më të vështirë drejt titullit.
“Nëse më pyet për punën që po bën, sinqerisht është fantastike. Është e vetmja skuadër në futbollin modern që është e pamposhtur në të gjitha garat dhe që lufton në atë mënyrë me Bayern Munich.
Tani ata kanë pjesën më të rëndësishme të sezonit. Tani ata janë në pozitën që nuk mund ta fitojnë Bundesligën, por mund ta humbin atë sepse të gjithë mendojnë se është bërë. Dhe tani është gjëja më e vështirë.
Por wow, jo vetëm mënyra se si luajnë, ata nuk humbën asnjë ndeshje në Europa League, në Kupë të Gjermanisë dhe Bundesligë, dhe në mënyrën se si po luajnë….
Pra, unë isha jashtëzakonisht me fat që e pata atë për një vit e gjysmë, dy vjet dhe ai ishte një lojtar shumë inteligjent”, përfundoi Guardiola.