
Konayaspor ka fituar Superkupën e Turqisë ndaj kampionëve të Besiktasit, por kjo fitore është shoqëruar me trazira të mëdha të krijuara nga tifozët, të cilët kanë "vërshuar" në fushën e blertë.
Tifozët e Besiktasit dhe Konyasporit, kanë shkaktuar një skandal të madh duke u përleshur pas përfundimit të sfidës. Qindra tifozë kanë zbritur në fushë duke krijuar kolaps. Është dashur ndërhyrja e menjëhershme e forcave të policisë për të vënë situatën nën kontroll.
Pas qetësimit të situatës, dhjetra tifozë janë shoqëruar në komisariat, të dyshuar si iniciatorë të trazirave të krijuara në stadium pas përfundimit të takimit të Superkupës.
https://www.youtube.com/watch?v=WwhufSd2S1A
Poll