Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Udhëtoi 9 mijë kilometra për të birin, futbollisti del me karton të kuq pas 20 sekondave lojë, ka lot në tribuna

Shkruar nga NEWSPORT

Ndeshja e Superligës së Turqisë mes Antalyaspor dhe Adana Demirspor ka parë një rast të veçantë. Japonezi Shoya Nakajima (28 vjeç) ka dalë nga loja pas vetëm 20 sekondave.

Ai u aktivizua në pjesën e dytë, me familjarët e tij që kishin udhëtuar nga Japonia për 9 mijë kilometra për të parë nga afër debutimin e tij në këtë sezon me Antalyaspor.

I blerë nga Porto për 12 milionë euro tre vite më parë, këtë verë ai kaloi te Antalyaspor. Në ditën që do duhej të ishte e rëndësishme për të, sulmuesi anësor u ndëshkua me karton të kuq pas 20 sekondave kur u fut në fushë.

Nga krenaria që kishte kur i biri hyri në fushë, e ëma dhe familjarët u panë në lot pas kartonit të kuq. Në fund Adana fitoi 0-3, me Nakajima që duhet ta harrojë sa më parë këtë ndodhi.

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga