
Real Madrid dhe Valencia nuk ia kanë dalë që të vulosin fatin e takimit në 120 minuta, pasi çdo gjë u mbyll në shifrat 1-1. Çerekfinalja e parë e Superkupës së Spanjës sheh Real Madrid teksa kualifikohet për në finalen e madhe ku do të gjejë fituesen e çiftit Barcelona-Betis.
Goli i Benzema nga pika e bardhë e 11 metërshit nuk mjaftoi për të dhënë kualifikimin mbretërorëve, pasi në sekondat e para të pjesës së dytë ishte Lino i cili vendosi baraspeshën. Ancelotti dhe Gattuso u duhej të mbanin "frymën" deri në ekzekutimin e penalltive pas 120 minutave lojë që nuk ndryshuan shifrat e takimit.
Real Madrid - Valencia 1-1
Superkupa e Spanjës
Faza gjysëmfinale
Stadiumi: King Fahd International
Arbitër: Alejandro Hernandez
Formacionet zyrtare:
Real Madrid: Courtois: Vazquez, Militao, Rudiger, Nacho; Valverde, Kroos, Camavinga; Rodrygo, Benzema, Vinicius..
Valencia: Mamardashvili; Correia, Comert, Cenk, Gaya; Musah, Almedia, Lato; Lino, Cavani, Kluivert..
Momentet e ndeshjes:
Penalltitë
46' Valencia e nis furishëm pjesën e dytë, Lino realizon golin e barazimit
19' Cavani i rrezikshëm për portën e madrilenëve, Courtois shpëton Realin
15' Valverde bën kërcënimin e parë. Valencia me fat pasi mungon vetëm shënjestra