
Vinicius Jr ka shpërthyer në lot, në prag të ndeshjes miqësore mes Spanjës dhe Brazilit. Shkak u bë pyetja rreth racizmit ndaj njerëzve me ngjyrë, ku Vinicius është ndeshur shpesh në Spanjë.
“Më vjen keq por unë thjesht dua të luaj futboll dhe të bëj gjithçka për klubin dhe familjen time. Nuk dua të shoh kurrë njerëzit e zinjë të vuajnë”, tha Vinicius.
Miqësorja mes dy shteteve luhet nesër në orën 21:30. Ky takim do mbahet në “Santiago Bernabeu”, ku Vinicius e ka si shtëpinë e dytë te Real Madrid.
Momenti kur Vinicius Jr shpërthen në lot: (VIDEO)
Poll