Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Onana turpërohet, ish-portieri i Interit pëson gol nga mesfusha

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Onana turpërohet, ish-portieri i Interit pëson gol nga mesfusha
Manchester United luajti ditën e sotme një ndeshje miqësore kundër ekipit francez të Lens. Ndeshja u fitua nga anglezët me rezultatin 3-1. Por nuk ishte rezultati ai që mori vëmëndje në këtë ndeshje, por goli nga Lens. Ekipi francez doli i pari në avantazh me një gol nga Florian Sotoca në minutën e 23-të. Një gol që po bën xhiron në rrjetet sociale pasi u shënua nga mesfusha. Portieri Onana nuk e llogariti shumë mirë daljen nga porta dhe pavarësisht mundimit për ta pritur gjuajtjen ai thjesht u “zhyt” në rrjetë. Kujtojmë që portieri kamerunas u transferua tek “Djajtë e Kuq” me bujë të madhe këtë merkato dhe për një shumë prej 52.5 milionë eurosh.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga