Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Luka Modric nuk di të plaket, shënon supergol dhe i jep 3 pikët Realit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Luka Modric nuk di të plaket, shënon supergol dhe i jep 3

Real Madrid ka fituar në shtëpi përballë Sevillas në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të të La Ligas spanjolle. Sfida e zhvilluar në “Estadio Santiago Bernabéu”, përfundoi me fitoren minimale 1-0 të vendasve.

Si fillim në minutën e 10’, Realit iu anullua një gol i shënuar nga Lucas Vasquez. VAR-i prishi festën madrilene për shkak të një faulli gjatë aksionit të golit, teksa pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura.

Me nisjen e pjesës së dytë, madrilenët vazhduan të ishin më kërkues, por golin e gjeti vetëm Modric i cili u fut në lojë në minutën e 75’. Vetëm 6 minuta pasi u fut në fushë ai shënoi një supergol, i cili rezultoi një 3 pikësh i “artë” për ekipin e Ancelottit.

Me këtë fitore, Reali shkëputet në krye të renditjes dhe shkon në kuotën e 65 pikëve, 8 më shumë se Barcelona e vendit të dytë. Në krahun tjetër Sevilla mbetet në vendin e 15-të me vetëm 24 pikë pas 26 ndeshjesh.

Supergoli i Modric. (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga