Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Idhull i tifozëve, vogëlushja e falenderon shqip. Gjest fantastik nga Myrto UZUNI

Shkruar nga NEWSPORT

Myrto Uzuni është kthyer në idhullin e tifozëve të Granadas. Sulmuesi shqiptar është padyshim lojtari më i mirë në ekip, madje edhe në kampionat teksa udhëheq renditjen e golashënuesve me plot 14 gola deri tani. Në ndeshjen e fundit përballë FC Andorra shënoi një dopietë tjetër duke futur Granadan në zonën e Play-Off.

Në fund të sfidës, Uzuni u bë pjesë e një episodi të veçantë. Një tifozë e vogël kishte përgatitur një pankartë ku falenderonte në shqip Uzunin dhe i kërkonte fanellën. Sigurisht, një kërkesë që Myrto nuk mund ta injoronte dhe nxitoi për të takuar vogëlushen dhe bëri foto me të dhe të pranishmit në tribunë.

 

Poll

Lexo gjithashtu