Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Gafat e Maguire arrijnë deri në Ganë, deputetët në parlament “shkrihen” së qeshuri

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Gafat e Maguire arrijnë deri në Ganë, deputetët
Harry Maguire shpesh është në qendër të vëmendjen për shkak të gafave të tij që bën në fushën e lojës. Nga tifozët është lojtari më i urryer, por dhe nga specialistët e botës së sportit është më i kritikuari. Paraqitjet e dobëta me Manchester United janë bërë temë diskutimi në Ganë, ku në parlamentin e shtetit afrikan është diskutuar për buxhetin e vitit të ardhshëm. Një deputet mori shembull interesant duke thënë se shteti i tij po i bën keq vetes ashtu si Maguire që po shënon autogola për klubin e Manchester United. “Është një lojtar në Mbretërinë e Bashkuar, në Angli që quhet Maguire dhe luan për Manchester United, ai shihej si mbrojtësi më i mirë në botë, por u bë shpejt “kërcënimi” kryesor i tyre në mbrojtje, duke dhënë asistime për kundërshtarët. Kur kundërshtarët nuk mund të shënojnë, Maguire shënon për ta. Edhe në këtë shtet e kemi një Maguire, por të ekonomisë“, nënvizoi ku më pas kolegët u shkrinë së qeshuri nga deklarata e tij.
Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7