Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Fitore mes spektaklit të 9 golave, Bayerni “shfryn nervat" ndaj Mainzit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore mes spektaklit të 9 golave, Bayerni “shfryn

Bayern Munich ka marrë një fitore spektakolare në shtëpi përballë Mainz, në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Bundesligës gjermane. Bavarezët fituan me rezultatin e thellë 8-1 në "Allianz Arena".

Për vendasit, protagonist absolut ishte Harry Kane. Sulmuesi anglez gjeti rruëgën e rrjetës 3 herë. Gjithashtu, për bavarezët shënuan edhe Goretzka (dy gola), Muller, Musiala, por edhe Gnabry shënoi një supergol. Për Mainzin, golin e vetëm e shënoi Amiri, të cilin e asisitoi shqiptari, Brajan Gruda.

Lexo edhe: VIDEO/ Sylvinho e dëshiron në Kombëtare, sulmuesi shqiptar asiston kundër Bayern Munich

Me këtë fitore, rekordmenët gjermanë shkojnë në kuotën e 57 pikëve, 7 më pak se Leverkusen kryesues. Në krahun tjetër, Mainz zhytet më keq dhe mbetet në vendin e parafundit me vetëm 16 pikë.

Supergoli i Gnabry. (VIDEO)

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7