Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ Fitore me përmbysje, Barcelona i “falet” Lewandowksit

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ Fitore me përmbysje, Barcelona i “falet” Lewandowksit

Barcelona ka triumfuar me përmbysje përballë Alaves. Ndeshja e vlefshme për javën e 13-të të La Liga-s përfundoi me rezultatin 2-1 në favor të katalanasve.

Skuadra e Alaves kaloi e para në avantazh që në sekondat e para me anë të Omorodion. Ky i fundit shënoi në sekondën e 18-të të sfidës për t’i dhënë avantazhin ekipit të tij. Me nisjen e pjesës së dytë Barcelona u bë më kërkuese ku gjeti përmbysjen me dy gola të Rober Lewandowskit. Polaku shënoi fillimisht në minutën e 53’ e më pas ktheu një 11-metërsh në gol në minutën e 78’ të sfidës.

Me këtë fitore Barcelona renditet në vendin e 3-të me 30 pikë, 4 më pak se Girona kryesuese. Në krahun tjetër Alavas merr një humbje që e lë në vendin e 15-të të tabelës së klasifikimit me vetëm 12 pikë pas 13 ndeshjes.

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7