
Real Madrid arriti të merrte një barazim 2-2 përballë Valencias në Mestalla. Vendasit ishin në avantazh të dyfishtë që në pjesën e parë me golat e Hugo Duro e Yaremchuk.
Heroi i madrilenëve ishte Vinicius Junior i cili në një Mestalla që ‘buçiste’ kundër tij për polemikat e rracizmit, braziliani ia doli të shënonte një dopietë. Goli i parë u shënua në fund të 45 minutave të para, ndërsa i dyti e i barazimit në minutën e 76’.
Los Blancos vijojnë ecurinë e mrekullueshme pa humbje dhe shkojnë në kuotën e 66 pikëve në krye, plot 7 pikë më shumë se Girona e 9 nga Barcelona, por me një ndeshje më shumë se këta të fundit. Pas ndeshjes së kthimit në Champions me Leipzig, djemtë e Ancelottit do të rikthehen në Bernabeu për t’u përballur me Celta Vigo në fundjavë.
GOLAT→ VIDEO