
Chelsea ka fituar në shtëpi përballë Newcastle ndeshjen e vlefshme për javën e 28-të të kampionatit anglez. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Stamford Bridge”, përfundoi me rezultatin 3-2 në favor të vendasve.
Pjesa e parë u mbyll në barazim 1-1, ku për Chelsean shënoi Jackson ndërsa për miqtë, Alexander Isak. Me nisjen e pjesës së dytë, vendasit ishin më kërkues duke gjetur edhe rrugën e rrjetës dy herë të tjera, me Palmer dhe Mudryk. Teksa goli i Murphy në minutën e 90' nuk mjaftoi që miqtë të largoheshin me pikë nga kjo sfidë.
Me këtë fitore “Blutë e Londrës”, shkojnë në kuotën e 39 pikëve dhe renditen në vendin e 11-të, ndërsa në vendin e 10-të është Newcastle me 1 pikë më shumë.
Golat e sfidës. (VIDEO)