
Karim Benzema dhe ekipi ku francezi aktivizohet, Ali Ittihad, kanë luajtur mbrëmjen e sotme në transfertë përballë Al Taawon. Një sfidë e vlefshme për javën e 10-të të ligës arabe.
Sulmuesi francez ishte protagonisti absolut i kësaj ndeshje që përfundoi në barazim 1-1. Si fillim Benzema shënoi golin e avantazhit për të tijët duke e çuar ndeshjen në 0-1. Por vetëm 4 minuta më vonë, ish-lojtari i Real Madrid shënon gol në portën e tij.
Një autogol nga Benzema që i heq ekipit të tij 3 pikë të arta. Për sulmuesin është hera e parë në karrierë që shënon autogol.
Poll