
Janë mbyllur dy sfidat e para të kësaj mbrëmje magjike të Uefa Champions League.
Real Madrid ka arritur të fitojë përballë Union Berlin. Në ndeshjen e zhvilluar në “Estadio Santiago Bernabéu”, të besuarit e Carlo Ancelottit triumfuan minimalisht 1-0. Golin për madrilenët e shënoi Bellingham në minutën e 94-të të sfidës.
Në krahun tjetër Galatasaray mori një barazim të mundimshëm në shtëpi. Skuadra turke barazoi 2-2 përballë Copenhagen. Ishin pikërisht miqtë që kaluan në avantazh të dyfishtë, por turqit arritën të barazonin në fundin e sfidës.
REAL MADRID 1-0 UNION BERLIN (Bellingham 94')
GALATASARAY 2-2 COPENHAGEN (Boey 86', Tete 88' / Elyounoussi 35', Goncalves 58')
Galeria fotografike ()
Poll