
Atletico Madrid ka fituar përballë Sevillas në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalen e Copa del Rey. Sfida e zhvilluar në stadiumin “Metropolitano”, përfundoi me fitoren minimale 1-0 të vendasve.
Të besuarit e Diego Simeones e nisën mjaft mirë, duke fituar një 11-metërsh në minutën e 26’. Por kjo mundësi e artë për të shënuar u shpërdorua nga Antoine Griezmann. Kjo bëri që pjesa e parë të mbyllej në barazim pa gola.
Me nisjen e pjesës së dytë ishte përsëri Atletico që e kërkonte më shumë golin. Por atë e gjeti vetëm në minutën e 79’, me anë të sulmuesit holandez, Memphis Depay. Ky i fundit shënoi golin e vetëm për të tijët dhe të vetmin e sfidës.
Me këtë fitore, “Los Colchoneros”, shkojnë në gjysmëfinalen e Copa del Rey, ku do të ndeshen me një mes Athletic Bilbao, Real Sociedad ose Mallorcas.
Goli i Atleticos. (VIDEO)