Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

VIDEO/ AGUERO frikëson ndjekësit, përkeqësohet gjendja e argjentinasit në transmetim LIVE

Shkruar nga NEWSPORT
VIDEO/ AGUERO frikëson ndjekësit, përkeqësohet gjendja e
Sergio Agueros gjatë një transmetimi “Live” në “Twich” iu përkeqësua gjendja e tij. Në një bisedëm me Ibai Llanos ai ndaloi së foluri ndërsa nisi të mbante gjoksin. Një moment që i rikthen edhe njëherë problemet me atakun kardiak, i cili e detyroi argjentinasin të pensionohet nga futbolli që kur luante te Barcelona. Ai pati një shtrëngim në gjoks, duke shqetësuar kështu intervistuesin e tij në këtë ‘live’, derisa vet Aguero tha se mund të ketë pasur telashe me ritmin e rrahjeve të zemrës. “Çfarë ka?”, e pyeti Ibai Llanos kur pa Agueron duke shtrënguar duart. “Mendoj se pata një mini-aritmi”, u përgjigj Aguero, ndërsa vazhdoi me pyetjen: “A doni që të shkojmë te mjeku?”. “Jo, jo. Sepse unë kam një çip dhe çipi i famshëm do të dërgojë një sinjal”, vazhdoi argjentinasi. Aguero pësoi një atak kardiak në muajin tetor të vitit 2021 kundër Deportivo Alaves dhe pasi u testua nga një kardiolog, iu desh të tërhiqej nga futbolli.
Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga