
Të mërkurën Pepe Reina mund të festojë ndeshjen e 1000-të të karrierës së tij. Portieri i Villarrealit mund ta shtojë këtë shifër, nëse luan kundër Cadiz. Duke llogaritur këtu të gjitha ndeshjet në karrierën e tij në klube të ndryshme dhe ekipin kombëtarë.
Një shifër rekord kjo që pak lojtarë e kanë arritur. Aktualisht ky redord mbahet nga Peter Shilton me 1377 ndeshje gajtë karrierës së tij. Ndërsa objektivi i spanjollit do jetë të barazojë legjëndën e portës italiane Gianluigi Buffon i cili deri më tani ka regjistruar plot 1044 ndeshje si profesionistë.
Kujtojmë që deebutimi si profesionist i Reinas ishte në sezonin 2000-01, një vit që filloi me Barcelonën në Divizionin e Dytë B, por që kishte një datë kyçe: 2 dhjetor 2000 në një ndeshje kundër Celtas (3-3). Pepe ishte 18 vjeç dhe hodh në fushën e lojës në minutën e 49-të, duke zëvendësuar Dutruel.