Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

BOTA

Vetëm një hap larg rekordit të Messit, De Bruyne ndaj United tenton të shkruajë historinë

Shkruar nga NEWSPORT
Vetëm një hap larg rekordit të Messit, De Bruyne ndaj United
Manchester City dhe Manchester United do të duelojnë mes tyre në Premier League, me derbin që do të zhvillohet të dielën në orën 16:30. Një ndeshje që do të jetë e veçantë për Kevin De Bruyne. Belgu do të ketë mundësinë të barazojë rekordin e Lionel Messit, madje ta kalojë atë dhe të shkruajë historinë me fanelën e “Qytetarëve”. Këtë sezon De Bruyne ka dhënë 12 asistime në 11 ndeshje, teksa tashmë është vetëm një hap larg rekordit të argjentinasit. Nëse 32-vjeçari ia del të asistojë për shokët e skuadrës ndaj “Djajve” atëherë do të barazonte Messin, me argjentinasin që ka arriti në 203 asistime me skuadrat ku ka luajtur. Aktualisht belgu ka 202 asiste dhe ndaj United mund ta barazojë, por dhe mund të parakalojë këtë rekord. Tani që Messi luan në Major League Soçer me Inter Miami, De Bruyne ka mundësinë të bëhet asistuesi më i mirë në 5 ligat më të mira të Evropës gjatë dekadës së fundit. Nëse do të arrinte të barazonte ose të thyente rekordin e Messit, De Bruyne do ta bënte këtë në 16 ndeshje më pak, me ikonën argjentinase që arriti këtë shifër në 458 ndeshje. De Bruyne aktualisht është i treti në listën e të gjitha kohërave në Premier League me 106 asistime, pas Cesc Fabregas me 111 dhe Ryan Giggs me 162 asistime.
Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga