
Karim Benzema është padiksutim një nga lojtarët që ka fituar gjithçka me Real Madrid. Madj edhe “Topin e Artë”, një trofe individual që prej vitesh kishte intenerarin Messi- Ronaldo.
Gjithsesi në merkaton e verës sulmuesi u largua drejt Arabisë Saudite, ku me Al Ittihad po bën paraqitje fantastike. Te “Los Blancos” ende nuk janë mësuar me largimin e tij dhe kjo duket edhe tek nrumi 9-të që ka mbetur bosh këtë sezon.
Gjithsesi në Spanjë ka nisur të flitet për një rikthim të fituesit të “Topit të Artë”. Madrileët nuk ia kanë bërë ceremoninë e lamtumirës dhe po mendojnë për një miqësore me skuadrën saudite në mënyrë që Benzema të luajë edhe njëherë në “Bernabeu”.
Është “Marca” që raportohen se tashmë ka nisur punë për këtë miqësore dhe në verën e vitit 2024 tifozët madrilenë mund të shikojnë sërish francezin duke luajtur në stadiumin e tyre. Mbetet të shieht nëse diçka e tillë do të finalizohet apo jo.