Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

Zyrtari i Vllaznisë përfundon në Turqi , shkak bëhet bashkëpunimi me klubin e njohur

Shkruar nga NEWSPORT
Zyrtari i Vllaznisë përfundon në Turqi , shkak bëhet
Presidenti i Antalyaspor, Riza Perçin dhe Sekretari i Përgjithshëm i Vllaznisë, Blendi Dibra

Në kuadër të nj bashkëpunimi, Sekretari i Përgjithshëm i Vllaznisë, Blendi Dibra, vizitoi sot ambjentet e klubit të Antalyaspor. Gjatë kësaj vizite, ai u prit nga Presidenti i Antalyaspor, Riza Perçin, dhe anëtarët e Bordit të klubit turk.

Bashkëpunimi i dy klubeve mori një tjetër hap përpara, me konfirmimin e angazhimit për zhvillimin e projekteve të përbashkëta. Kjo përfshin shkëmbimin e lojtarëve të rinj mes Akademive të të dyja klubeve, duke rritur mundësitë për rritjen e talenteve.

Postimi i Vllaznisë:

Në kuadër të partneritetit ndërmjet Klubit të Futbollit Vllaznia dhe Antalyaspor ditën e sotme Sekretari i Përgjithshëm z.Blendi Dibra vizitoi nga afër ambjentet e klubit të Antalyaspor.

Gjatë kësaj vizite një pritje e ngrohtë u rezervua nga Presidenti i Klubit Antalyaspor z.Riza Perçin dhe anëtarët e Bordit ku u konfirmua edhe njëherë dëshirë për zhvillimin e projekteve të përbashkëta kryesisht në shkëmbimin e lojtarëve të rinj nga Akademitë respektive.

Poll

Lexo gjithashtu