Hapësire reklamuese

All - General - 1

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vllaznia NJOFTON largimin e sulmuesit, kontrata ndërpritet... papritur

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vllaznia NJOFTON largimin e sulmuesit, kontrata ndërpritet...
Bekim Balaj dhe Alfred Mensah

Alfred Mensah nuk është më pjesë e ekipit të Vllaznisë. Klubi shkodran dhe sulmuesi 26-vjeçar kanë rënë dakord për të ndërprerë parakohe kontratën e bashkëpunimit.

Është vetë klubi i Vllaznisë, i cili ka njoftuar për këtë largim të ‘beftë’ nga organika e tyre. Kujtojmë se me fanellën ‘kuqeblu’, ganezi ka luajtur 25 ndeshje duke shënuar 2 gola.

NJOFTIMI I VLLAZNISË:

KF Vllaznia dëshiron të bëjë të ditur se ka mbyllur bashkëpunimin me futbollistin Alfred Mensah. Klubi dhe lojtari janë dakordësuar për të ndarë rrugët me njëri-tjetrin, duke i dhënë fund para kohe kontratës dypalëshe.
KF Vllaznia i uron Mensah sa më shumë suksese në karrierën e tij të mëtejshme!

Poll

Lexo gjithashtu

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7