
Esin Hakaj
Vllaznia ka bërë goditjen e radhës në merkato ditën e sotme duke bërë prezantimin më të ri. Bëhet fjalë për Esin Hakaj që është bërë lojtari më i ri i skuadrës shkodrane në merkaton e verës.
Lajmin e ka bërë të ditur Vllaznia përmes një postimi në faqen zyrtare.
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se ka rikthyer në skuadër një tjetë futbollist- produkt të saj. Mbrojtësi Esin Hakaj pas një sezoni me AF Elbasani, do të jetë sërish i veshur me fanellën kuqeblu në sezonin e ri.
Mirë se erdhe në shtëpinë tënde”, shkruan Vllaznia.
Sezonin e kaluar, Esin Hakaj bëri pjesë në ekipin e Elbasanit që u rendit në vendin e pestë në Superiore. Me verdheblutë, mbrojtësi regjistroi 19 paraqitje në kampionat ku asistoi 3 herë.
Poll