Edhe pse në moshën 48-vjeçare dhe shumë vite jashtë fushave të blerta si lojtar profesionist, ish-mesfushori i Kombëtares, Klodian Duro nuk i ka humbur reflekset me topin.
Në studion e emisionit “Top Arena” në Top Channel, Duro ka treguar “arsenalin” me xhunglime të topit. Elbasanasi e ka bërë debutimin te Kombëtarja në vitin 2001, ndërsa numëron 77 prezenca, e shoqëruar me 6 gola.
Vlen të përmendet se protagonisti në fjalë ka pasur fatin të luajë ndaj shumë lojtarëve të “zëshëm” të futbollit botëror si Cristiano Ronaldo, Ronaldinho, Kaka e deri te Robinho.
Prej vitit 2015, Duro ka marrë profilin e trajnerit, duke drejtuar disa ekipe si Kukësi, Kamza, Luftëtari, Feronikeli, Lushnja, Gjilani e Iliria së fundmi.
View this post on Instagram
