Teuta
Mmseoma Umejiego është futbollisti më i ri i Teutës. Sulmuesi 23-vjeçar vendosi që të largohej nga Apolonia pas rënies në Kategorinë e Dytë, për të nisur një aventurë të re në Superiore.
“Mirë se erdhe në Durrës, Mmesoma! KF Teuta njofton zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me sulmuesin shtatlartë Mmesoma Umejiego, i cili bashkohet me skuadrën durrsake nga KF Apolonia”, shkruan ndër të tjera klubi durrsak.
Ndërsa vetë Umejiego mund të cilësohet “bomber”, pasi në 13 ndeshje me Apoloninë gjatë sezonit të shkuar, ia doli që të shënonte 10 gola. Kujtojmë se nigeriani e nisi karrierën futbollistike në Shqipëri, në vitin 2022 me Apoloninë U21.
Poll
