
Vllaznia
Ardit Krymi do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Vllaznisë. Mesfushori shkodran ka vendosur që të rinovojë kontratën e tij dhe për të vazhduar bashkëpunimin me klubin kuqeblu.
Krymi ka rinovuar edhe për dy vite të tjera, pra do të jetë pjesë e shkodranëve deri në vitin 2027. 29-vjeçari është një pikë kyçe për ekipin shkodran, teksa në sezonin që lamë pas shënoi 2 gola dhe asistoi në 3 të tjerë.
Njoftimi i klubit të Vllaznisë:
KF Vllaznia ka kënaqësinë të njoftojë se bashkëpunimi me futbollistin Ardit Krymi do të vijojë edhe për dy vite të tjera. Sa më shumë suksese sëbashku!
Poll