Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Vazhdojnë largimet nga Laçi, kapiteni merr me vete edhe mbrojtësin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Vazhdojnë largimet nga Laçi, kapiteni merr me vete edhe
Ekipi i Laçit

Klubi i Laçit po kalon një moment të vështirë që prej rënies nga Superiorja. Largimet priten të jenë të shumta, teksa gjithçka nisi sot me kapitenin Cordeiro. Por ky i fundit nuk është i vetmi.

Një tjetër largim nga kurbinasit është zyrtarizuar ditën e sotme. Është qendërmbrojtësi brazilian, Christian Lima, ai që i ka dhënë “lamtumirën” bardhezinjve. Kjtojmë se ky i fundit ishte pjesë e Laçit që prej vitit 2023.

Ndërkohë që lajmin për largimin e ka bërë të ditur vetë futbollisti 26-vjeçar në rrjetet sociale.

“Faleminderit të gjithë lojtarëve, trajnerit, presidentit dhe drejtorëve, jam mirënjohës për këto dy sezone që kam veshur këtë fanellë. U uroj suksese të gjithëve në klub”, shkruan braziliani.

ZYRTARE/ Vazhdojnë largimet nga Laçi, kapiteni merr me vete edhe
Njoftimi i Christian Lima

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga