
Kevin Dodaj është larguar përfundimisht nga Vllaznia. Siç e kishte shprehur vetë për mediat pas përfundimit të takimt me Daugavpils, tashmë sulmuesi i dalë nga akademia i ka dhënë lamtumirën shkodranëve.
Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, 19-vjeçari e ka bërë të ditur vetë këtë gjë. Kevin Dodaj do të largohet nga Vllaznia për t’u transferuar në Bullgari te CSKA Sofia.
Postimi i sulmuesit në Instagram:
Faleminderit Vllazni!
Dua të falënderoj nga zemra gjithë familjen e Vllaznisë – tifozët e mrekullueshëm që na mbështetën në çdo moment, bashkëlojtarët që luftuan si një trup i vetëm, dhe të gjithë ata që qëndruan pas nesh, në çdo fitore dhe vështirësi.
Ishte një nder i madh të vesh fanellën kuqeblu dhe të jem pjesë e këtij klubi historik. Çdo ndeshje, çdo stërvitje, çdo moment do të mbetet gjithmonë në zemrën time.
Vllaznia nuk është thjesht një ekip – është një ndjenjë. Ju jam mirënjohës për gjithçka. Faleminderit për gjithçka që më dhatë!
Me respekt dhe dashni,
Kevin Dodaj
View this post on Instagram