Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ U largua nga Partizani si i padëshiruar, talenti i të kuqve prezantohet te kampionët

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U largua nga Partizani si i padëshiruar, talenti i të kuqve
Henri Zuna

Henri Zuna është futbollisti më i ri i Vorës. Kampionët kanë përforcuar kështu ekipin me 22-vjeçarin.

Zuna siç dihet vetëm pak ditë më parë u largua nga Partizani, pasi nuk ia doli të bindë Skënder Gegën. Por tashmë ish-talenti i të kuqve nis kështu aventurën e re.

Vora e ka zyrtarizuar nëpërmjet një postimi në rrjetet socialee. Klubi i uron sukses me fanelën e kampionëve.

“Zyrtare! Henri Zuna është futbollisti i Vorës

Futboll Klub Vora njofton se mbrojtësi Henri Zuna është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë! Futbollisti 22-vjecar ka firmosur ditën e sotme duke u bërë kështu futbollisti më i ri në skuadër, Henri është aktivizuar me ekipe si Partizani dhe sezonin e fundit me Kastriotin.

Klubi i Vorës i uron mirëseardhjen Henri Zunes dhe shumë sukses me fanellën e skuadrës sonë”, ka shkruar klubi.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FK VORA (@fk_vora)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga