
Shkambi Baruti & Andrea Belotti / Partizani - Roma
Shkambi Baruti është futbollisti më i ri i Prishtinës. Qendërmbrojtësi 21-vjeçar është aktivizuar së fundmi me Erzenin dhe Partizanin, ndërsa tani vendosi të bashkohej me “bardheblutë” e kryeqytetit të Kosovës.
“Është krenari të jesh pjesë e klubit ma të trofeshëm në Kosovë, premtoj se do ta jap maksimumin për këtë fanellë si dhe për tifozët e zjarrtë Plisat”, tha Baruti pas firmës me Prishtinën.
Gjithashtu, Baruti ka mbajtur veshur edhe fanellën e Kastriotit dhe Tomorit. Për 21-vjeçarin kjo është aventura e parë jashtë kampionatit shqiptar të futbollit.
Poll