Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ U largua nga Elbasani, sulmuesi 25-vjeçar bashkohet me kundërshtarët e ekipit shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ U largua nga Elbasani, sulmuesi 25-vjeçar bashkohet me
Amarildo Gjoni

Amarildo Gjoni është futbollisti më i ri i Sheriff Tiraspol. Pasi mbylli aventurën e tij me Elbasanin, 25-vjeçari vendosi që të niste një të re me “gjigantët” e Moldavisë.

Kështu, Gjoni largohet nga Elbasani pas vetëm 1 sezoni, duke vendosur që të kalojë te moldavët. Sulmuesi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore dhe më pas nënshkroi kontratën. Te Sheriff Tiraspol, sulmuesi do të gjejë edhe ish-mbrojtësin e Dinamos, Alesio Mija.

Vlen të përmendet, se Gjoni do të përballet me Prishtinën në fazën e parë kualifikuese të Europa League. Pra, sulmuesi 25-vjeçar, do të jetë i gatshëm kundër ekipit shqiptar.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by FC SHERIFF | ФК ШЕРИФ (@fc_sheriff)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga