Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ “Tronditet” Tirana, mesfushori kyç NJOFTON largimin në mes të sezonit

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Tronditet” Tirana, mesfushori kyç NJOFTON largimin
Tirana

Mesfushori spanjollë Ian Soleri ka njoftuar përmes rrjeteve sociale se i ka dhënë fund bashkëpunimit me klubin e Tiranës në mes të sezonit.

Edhe pse 29-vjeçari iberikas kishte kontratë me kryeqytetasit deri në verën e vitit 2026, ka vendosur ta “braktis” menjëherë skuadrën më të titulluar në Shqipëri. Nuk dihen arsyet, ndërsa Soler shkruan në “Story” e rrjetit soacial “Instagram”:

“Faleminderit të gjithëve që ishin pjesë e këtij udhëtimi. Ishte një kënaqësi. Gjithë të mirat”. Këtë sezon, mesfushori në fjalë ka bërë 12 prezenca te Tirana, lojtar kyç.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga klubi bardheblu, ndërsa nuk dihet se çfarë ka ndodhur mes palëve që Ian Soler të “zhduket” në mes të sezonit.  

ZYRTARE/ “Tronditet” Tirana, mesfushori kyç NJOFTON largimin
"Story" i Ian Soler

 

Poll

Lexo gjithashtu