
Mirel Josa është trajneri i ri i Bylisit. Disi në mënyrë të papritur, klubi ballshiot ka vendosur që të mbyllë bashkëpunimin me teknikun Gentian Mezani, për të rikthyer në Superiore, Josën.
Pasi mbylli aventurën e tij me Suharekën në Kosovë, tekniku 62-vjeçar i beson kështu projektit të Bylisit. Një “goditje” për ballshiotët të cilët ulin në pankinë një nga trajnerët më të njohur shqiptarë.
Josa ka karrierë të gjatë si trajner, në Shqipëri dhe Kosovë. “Timonieri” 62-vjeçar ka drejtuar ekipe si Tirana, Vllaznia, Elbasani, Teuta, Skënderbeu, Shkumbini, Prishtina, Kukësi, Besa, Vëllaznimi dhe Suhareka.
Vlen të përmendet se në Shqipëri, Josa ka fituar 5 tituj kampion në Shqipëri të parin në sezonin 2003/04 me Tiranën. Vlen të përmendet se Josa është trajneri shqipitar me më shumë trofe, 12 të tillë të fituar. Ndërkohë që trofe ka fituar edhe me Prishtinën, duke “triumfuar” në Superkupën e Kosovës.
View this post on Instagram