Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ “Tronditet” Vllaznia, ylli i ekipit njofton largimin

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ “Tronditet” Vllaznia, ylli i ekipit njofton largimin
Amir Kahrimanovic

Amir Kahrimanovic nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Është vetë mesfushori, i cili me anë të një postimi në rrjete sociale ka “tronditur” tifozët shkdoranë me njoftimin e largimit.

“Kam shumë për të thënë, por këtë herë do të flas shkurt. Më vjen jashtëzakonisht keq që nuk arritëm ta sillnim titullin në Shkodër. Më vjen akoma më keq për tifozët, për shokët e mi që më thirrën të bashkohem me Vllazninë, ata që e kanë pritur kaq gjatë këtë moment. Një klub i madh, një tifozeri e jashtëzakonshme, një stadium që frymëzon. I uroj klubit dhe mbi të gjitha tifozëve, që titulli t’i kthehet Shkodrës pas 25 vitesh. Me respekt, Amir Kahrimanovic”, shkruan kroati.

Kujtojmë se ylli i mesfushës shkëlqeu me Vllazninë në sezonin që lamë pas. Në 31 ndeshje që mori pjesë, 26-vjeçari bëri mjaft mirë. Kahrimanovic shënoi 2 gola dhe asistoi në 6 të tjerë.

ZYRTARE/ “Tronditet” Vllaznia, ylli i ekipit njofton largimin
Postimi i Kahrimanovic

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga