
Partizani ka përforcuar repartin e mesfushës me një afrim nga kampionati armen. Obiero Amos Nondi është transferimi më i ri i “Demave të Kuq” që përforcron alternativat e Milinkovic.
Lajmin e ka bërë të ditur Partizani nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale të klubit. Obiero Amos Nondi do të mbajë të veshur fanellën me numrin 99-të, të cilën e ka mbajtur më parë Arinaldo Rrapaj.
Njoftimi zyrtar i Partizanit:
FK Partizani me kënaqësi zyrtarizon afrimin më të ri në merkato Obiero Amos Nondi. Mesfushori nga Kenia njëkohësisht pjesë e përfaqësueses së Kenias ka nënshkruar me të kuqtë një kontratë 1+1. Nondi i bashkohet Partizanit pas dy sezoneve te ekipi Ararat Armenia, ku në kampionatin Armen ka spikatur me paraqitjet e tij. 26 vjeçari pasi ka kaluar me sukses vizitat mjekësore i është bashkuar ekipit.