
Bledi Shkëmbi është zyrtarizuar si trajner i Tiranës. Shkëmbi ishte së fundmi trajneri i Kombëtares U-17, teksa bardheblutë nuk kishin dikë në krye.
I fundit që mbajti postin e trajneri te 26 herë kampionët e vendit ishte Erbim Fagu. Tirana ia doli të sigurojë turin e parë të Conference League dhe pse e mbylli si vend i pestë në kampionat.
Kështu Shkëmbi do fillon menjëherë me punën ku objektivi fillestar është ecuria e mirë në Europë. Kryeqytetasit e nisin si aventurë në vazon e favoritëve.
Njoftimi i Tiranës:
“MIRËSEVJEN BLEDI SHKËMBI! Klubi i Futbollit Tirana njofton zyrtarizimin e trajnerit Bledi Shkëmbi në krye të pankinës bardh’ e blu.
Pas një eksperience të gjatë si lojtar i spikatur dhe trajner që e njeh mirë Superioren, klubi ka vendosur t’i besojë Shkëmbit statusin e trajnerit të ekipit të parë të KF Tirana.
Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje dhe shumë suksese në këtë rrugëtim të sezonit 2024-2025!”
View this post on Instagram