Orges Shehi është trajneri i ri i Tiranës. Pas largimit nga Ballkani, tekniku 48-vjeçar qëndroi disa muaj “pushim”, teksa sot është zyrtarizuar rikthimi i tij te “bardheblutë” në elitën e futbollit shqiptar.
Kështu, Shehi merr vendin e të shkarkuarit, Ardian Nuhiu. Megjithatë, trajneri rikthehet si një ish-kampion, pasi me Tiranën ka fituar titullin në sezonin 2021/2022, duke qenë i dashur edhe për tifozët “bardheblu”.
NJOFTIMI:
Klubi i Futbollit Tirana njofton rikthimin e Orges Shehit në krye të pankinës bardheblu.
Trajneri që na udhëhoqi drejt një titulli kampion dhe trofeve të tjerë kombëtarë rikthehet për të drejtuar skuadrën deri në fund të këtij sezoni, me të njëjtin pasion, ambicie dhe mentalitet fitues.
Historia jonë e përbashkët flet vetë:
Titulli kampion
Superkupa e Shqipërisë
Një identitet i fortë bardheblu
Suksese në këtë kapitull të ri, Shehi!
View this post on Instagram
