Tashmë gjithçka është zyrtare. Johan Cortes është futbollisti më i ri i Tiranës. Pasi mbylli aventurën e tij me Liberia në Kosta Rika, mbrojtësi 26-vjeçar vendosi që të niste një të re në Shqipëri.
Bardheblutë presin që Cortes të sjellë eksperiencë dhe siguri në repartin difensiv. Ndërsa vlen të përmendet se vlera e tij në “Transfermarkt” është 200 mijë euro. Ndërkohë, zyrtarizimi ka ardhur nga vetë klubi kryeqytetas.
NJOFTIMI:
Johan Enrique Cortes Alfaro është lojtari më i ri që shtohet në radhët e bardhebluve. Mbrojtësi pas kryerjes së analizave ka hedhur firmën që e bën pjesë të klubit. 26 vjeçari i është bashkuar ekipit në fushën stërvitore dhe është vendosur menjëherë nën urdhërat e trajnerit Nuhiu.
