
Jakub Myszor është futbollisti më i ri i Teutës. Klubi e ka zyrtarizuar pak minuta më parë sulmuesin, i cili është nga polonia.
Futbollisti në karrierën e tij futbollistike ka mbajtur veshur edhe fanellën e Polonisë të grupmoshave U-20 dhe U-21. Klubi i uron mirëseardhjen sulmuesit, i cili vihet menjëherë nën urdhrat e Enkeleid Dobit.
“Mirësevjen, Jakub Myszor!
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë afrimin e sulmuesit polak ???????? Jakub Myszor, i cili do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin e ardhshëm.
Klubi ka firmosur sot marrëveshjen me lojtarin, që do të forcojë repartin ofensiv dhe të jetë një element i rëndësishëm në objektivat tona për sezonin e ri.
Myszor vjen nga Rakóë Częstochoëa, ndërsa më parë ka luajtur edhe për KS Cracovia dhe Ruch Chorzóë. Ai gjithashtu ka përfaqësuar Poloninë në grupmoshat U20 dhe U21.
Me përvojën dhe kualitetin e tij, jemi të bindur se Myszor do të japë një kontribut të çmuar në fushën e lojës.
I urojmë mirëseardhje në Durrës dhe shumë suksese me fanellën blu të Teutës!”, ka shkruar klubi.
View this post on Instagram