Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Teuta plas “BOMBËN” në merkato, firmos me mbrojtësin nga Brazili

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Teuta plas “BOMBËN” në merkato, firmos me
Teuta

Teuta i ka pasur me “pikatore” lëvizjet në këtë merkato vere, por ditën e sotme ka sjellë në kontigjentin e saj një lojtar teje cilësor. Fjala është për Gabriele Gomes. Mbrojtësi vjen nga Brazili, ndërsa ka lindur në Sao Gonçalo (Brazil). Ai është i gjatë 186 centimetra, teksa kartoni i 26-vjeçarit vlen 300 mijë euro, duke u pozicionuar në listën e lojtarëve më të shtrenjtë të Teutës.

Me hërët ka qenë pjesë e klubit brazilian të Inter de Minas, ndërsa kontrata është e vlefshme deri në verën e vitit 2026. “Gabriel Gomes i bashkohet Teutës! Qendërmbrojtësi brazilian, Gabriel Gomes, ka firmosur sot me klubin tonë dhe do të jetë pjesë e Teutës për sezonin 2025/26.

Gomes vjen nga Inter de Minas, ndërsa më parë ka luajtur edhe në Ukrainë me Metalist. Ai aktivizohet si mbrojtës qendre, duke sjellë fleksibilitet, siguri dhe përvojë në repartin tonë difensiv. Një përforcim me shumë vlera për objektivat ambicioze të Teutës në sezonin e ri!”, shkruan ekipi durrsak.  

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ᴋғ ᴛᴇᴜᴛᴀ (@kfteuta.official)

  

Poll

Lexo gjithashtu