
Siç konfirmoi pak orë më parë “Newsport”, Teuta ka përforcuar repartin e mesfushës me Ardit Tolin. Tashmë gjithçka është bërë zyrtare, me mesfushorin 28-vjeçar i cili i është bashkuar “Djemve të Detit”.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë Teuta përmes një postimi në rrjetet sociale të klubit. Sezonin e kaluar si një ndër kryersorët e Dinamos, Toli sezonin e ardhshëm do të “administrojë” mesfushën e Teutës.
Njoftimi zyrtar i klubit durrsak:
KF Teuta ka kënaqësinë të njoftojë se mesfushori Ardit Toli është zyrtarisht pjesë e skuadrës sonë!
Sot, klubi ynë ka arritur një marrëveshje me lojtarin 28-vjeçar, i cili bashkohet me ekipin tonë pas paraqitjeve mjaft të mira me ekipin e Dinamo City.
KF Teuta i uron mirëseardhje Ardit Tolit dhe i dëshiron shumë suksese me fanellën tonë!