
Arsid Kruja nuk do të jetë më lojtar i Teutës. Mbrojtësi i djathtë ka vendosur që të mbyllë aventurën e tij me ekipin durrsak, teksa tashmë do të jetë një futbollist i lirë në tregun e transferimeve.
Kujtojmë se shkodrani u transferua nga Vllaznia te Teuta në qershor të vitit 2023. Në 98 ndeshje të luajtura me “Djemtë e Detit”, Kruja ka shënuar 4 gola dhe ka asistuar në 9 të tjerë. Vlen të përmendet se Kruja u përfshi në formacionin më të mirë të sezonit nga FSHF.
Ndërsa është vetë 31-vjeçari që ka bërë të ditur largimin nga Teuta me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Njoftimi nga Arsid Kruja:
Pas dy viteve plot emocione, sfida, fitore e sakrifica me KF Teuta, dua të falenderoj nga zemra çdo njeri brenda këtij klubi.
Lojtarët që u bënë si vëllezër për mua, trajnerët që më besuan dhe më ndihmuan , drejtuesit që më mbështetën në çdo moment veçanarisht Presidentin Edmond Hasanbelli dhe tifozët që na qëndruan pranë me zemër të madhe.
I jam pafundësisht mirënjohës ketij ekipi për çdo kujtim që do ta mbaj gjithmonë me vete.
Nga sot, jam lojtar i lirë dhe gati për sfidën e radhës, me të njëjtën dashuri dhe përkushtim që kam pasur gjithmonë për këtë sport.
Faleminderit KF Teuta , do të mbetesh gjithmonë një pjesë e historisë sime!
Me respekt Arsid Kruja
