Flamur Ruçi
Flamur Ruçi është zyrtarisht futbollisti më i ri i Dinamos. Është vetë klubi kryeqytetas që ka njoftuar afrimin e mesfushorit përmes një postimi në rrjetet sociale.
24-vjeçari do t'i bashkohet trajnerit Ilir Daja në vigjilje të sezonit të ardhshëm në Superiore, duke përforcuar ndjeshëm repartin e mesfushës tek kryeqytetasit.
Ruçi ishte së fundmi pjesë e Egnatias, ekip me të cilin u shpall edhe kampion i Shqipërisë në sezonin 2025/26. Më herët, ai ishte pjesë e Bylisit, ndërsa fillimet e karrierës i ka patur tek moshat e FK Tomorit.
View this post on Instagram
Poll
