Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SUPERIORE

ZYRTARE/ Jo vetëm Meksi, tek Dinamo largohen edhe tre futbollistët e tjerë prag ndeshjes me Astanën

Shkruar nga NEWSPORT
ZYRTARE/ Jo vetëm Meksi, tek Dinamo largohen edhe tre futbollistët e
Dinamo

Klubi i Dinamos sapo ka njoftuar largimin e tre futbollistëve. Kryeqytetasit përmes një postimi në "Instastory" në Instagram, bëjnë të ditur se Saliou Guindo, Andre Teixeira dhe Dejvi Bregu nuk do të jenë më pjesë e skuadrës për sezonin e ardhshëm.

Lojtarëve iu mbaronte kontrata në përfundimin e këtij sezoni që sapo lamë pas, me palët që kanë vendosur të ndajnë "udhët". Kujtojmë se Dejvi Bregu e ka bërë fakt të kryer zgjedhjen e tij, pra kalimin në Arabinë Saudite, ashtu siç raportoi "Newsport.al" ditën e djeshme. Megjithatë, klubi i ri i anësorit nuk bëhet ende i ditur. 

Sa i përket statistikave gjatë sezonit, Bregu u paraqit në 34 ndeshje, duke shënuar 10 gola dhe asistuar 4 të tjerë. Sakaq, Guindo, e gjeti rrugën e rrjetës 4 herë në 14 aktivizime gjithsej, ndërsa qendërmbrojtësi Teixeira u paraqit 28 ndeshje, duke kontribuar me 3 gola.

ZYRTARE/ Jo vetëm Meksi, tek Dinamo largohen edhe tre futbollistët e
 

 

ZYRTARE/ Jo vetëm Meksi, tek Dinamo largohen edhe tre futbollistët e
 

 

ZYRTARE/ Jo vetëm Meksi, tek Dinamo largohen edhe tre futbollistët e
 

 

Poll

Lexo gjithashtu