Leonat Vitija
Leonat Vitija është futbollisti më i ri i Tiranës. Qendërmbrojtësi 25-vjeçar u largua nga Prishtina si i padëshiruar nga trajneri Orges Shehi dhe tani nis rrugëtimin e ri në “Abissnet Superiore”.
Kujtojmë se Vitija e ka nisur karrierën në Kosovë me Kek-U Kastriot, ndërsa më vonë ka luajtur pikërisht për Prishtinën, Skënderbeun dhe Dritën. Ndërsa klubi i Tiranës e ka njoftuar këtë transferim në rrjetet sociale.
POSTIMI:
Mirë se erdhe, Leonat Vitija! KF Tirana njofton afrimin e Leonat Vitijës, i cili i bashkohet skuadrës për sezonin e ri. Mbrojtësi 25-vjeçar vjen me eksperiencë në futbollin e Kosovës dhe Shqipërisë, duke forcuar repartin mbrojtës të ekipit. Mirë se erdhe në familjen e Tiranës!
View this post on Instagram
Poll
