Fabjan Përndreca dhe David Fadairo janë dy futbollistët e rinj të Dinamos. Mbrojtësi i majtë e mbylli me Bylisin, ndërsa Fadairo u largua nga Partizani. Momentalisht, të dy lojtarët janë në huazim për rrugëtimin evropian.
Kujtojmë se lajmi për Fabjan Përndrecën u raportua nga “Newsport.al” që më 18 qershor. Ndërsa sot, klubi dinamovit ka zyrtarizuar dy afrime mjaft cilësore, duke përforcuar ndjeshëm, repartin e mbrojtjes dhe atë të sulmit.
POSTIMI:
FC Dinamo njofton se Fabjan Përndreca dhe David Fadairo janë përforcimet e skuadrës tonë për ndeshjet europiane. Dy lojtarët vijnë në formë huazimi përkatësisht nga Bylisi dhe Partizani, duke fuqizuar ekipin në mbrojtje dhe në sulm. Besojmë se ata do të rritin kualitetin e grupit në këto sfida europiane. Suksese me fanellën blu!

